Legia e Varshavës e “dashuruar” me shqiptarët, kërkon në formë huazimi sulmuesin 22-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 22:49

Legia e Varshavës e “dashuruar” me shqiptarët, kërkon në formë huazimi sulmuesin 22-vjeçar

Pas tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Muçit dhe Çelhakës te Legia e Varshavës. Bëhet fjalë për sulmuesin e dalë nga akademia e Shkëndijës së Tiranës, Lirim Kastrati.

 11-

Së fundmi është raportuar se klubi polak ka shkrehur interesim për yllin e Kosovës, i cili është pjesë e Dinamos së Zagrebit. 22-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të kroatëve.

Mësohet se klubi polak ka kërkuar huazimin me opsion blerje të sulmuesit shqiptar, gjë që është duke u shqyrtuar nga Dinamo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"