Largohet nga Lokomotiva për Ferencvaroshin, Uzuni me fjalë zemre: Bëmë arritje historike, më ndihmuat të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 20:29

Largohet nga Lokomotiva për Ferencvaroshin, Uzuni me fjalë zemre: Bëmë arritje historike, më ndihmuat të…

Myrto Uzuni është larguar nga Lokomotiva e Zagrebit, për të vazhduar karrierën te skuadra hungareze e Ferencvaroshit. Sulmuesi i Kombëtares ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, ku do të fitojë 300 mijë euro në sezon me skuadrën hungareze.Cokaj Uzuni

Para se të nisë aventurën e re, Uzuni nuk harron të falënderojë ekipin e Lokomotivës, të cilët besuan në aftësitë e tij.

“Me këtë postim dua të falënderoj çdokënd te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët ishin pjesë e udhëtimit tim në këto dy vite. Dua të falënderoj klubin që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të të luaja këtu, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtuesit. Falënderime nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për hapin e radhës në karrierë.

Jam shumë i lumtur që e mbyllëm këtë sezon me një sukses historik për Lokomotivën, siç ishte kualifikimi për herë të parë në Champions League, por edhe daljen në finalen e Kupës. Jam i gëzuar që ndihmova skuadrën me golat e shënuara dhe asistet që dhurova për shokët. Urimet më të mira“, shkruan Myrto Uzuni në profiling e tij në “Instagram”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"