Largimi nga Barcelona çështje kohësh, Interi në “pole” për mesfushorin. Juventusi qëndron pas si… “hije”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 9:26

Largimi nga Barcelona çështje kohësh, Interi në “pole” për mesfushorin. Juventusi qëndron pas si… “hije”

Largimi i Ivan Rakitiçit nga Barcelona është çështje mujash. Kroati nuk po gjen hapësira te skuadra e Valverdes dhe tashmë po bëhet gati të largohet, siç raporton “Sport”.

Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Pas 5 sezoneve si një lider në mesin e fushës, tashmë Rakitiç e ka të vështirë të pranojë pankinën, kështu që pret të nisë një aventurë te re.

Nëse Bartomeu e ul çmimin e kartonit të lojtarit, atëherë ai do të largohet që në janar. Interi është skuadra që qëndron në “pole” për të marrë shërbimet e kroatit. Por, Juventusi dhe Junajtid qëndrojnë si hije pas tij.

40 milionë euro janë të mjaftueshme, për të bërë një blerje kualitative për mesfushën e Kontes dhe Interi duket e gatshme ta bëjë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"