Largimi i Telushit, ja kush pritet të jetë kapiteni i ri i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2023 | 14:55

Largimi i Telushit, ja kush pritet të jetë kapiteni i ri i Partizanit

Valentino Murataj pritet të jetë kapiteni i ri i Partizanit tashmë pas ikjes së Telushit.

Valentino Murataj Archives - Oversport News

Mesfushori edhe në ndeshjen e parë të luajtur ndaj BATE-s në “Air Albania” mbajti shiritin e kapitenit deri në minutën e 75-të kur në fushë hyri Bruno Telushi dhe shiriti iu dorëzua vlonjatit. Ky i fundit nuk është më dhe pritet që në fushë Murataj të mbajë shiritin e kapitenit.

Kjo përzgjedhje nga ana e stafit dhe lojtarëve vjen për shkak se Murataj është një nga lojtarët më me eksperiencë te Partizani, si dhe është një futbollist i rritur të të kuqtë. Në dy sezonet e shkuara kemi parë një largim të çuditshëm të kapitenëve nga Partizani dhe shpresojmë që Murataj të bëjë përjashtim. Duhet thënë se kapiten i parë i ekipit mbetet Alban Hoxha, që është lider në dhomat e zhveshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"