ZYRTARE/ Trajner nga Superiorja, Flamurtari gradon “timonierin” e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 0:06

ZYRTARE/ Trajner nga Superiorja, Flamurtari gradon “timonierin” e ri

Flamurtari nuk humbet kohë dhe gradon “timonierin” e ri. Emiliano Çela është zyrtarisht trajneri i vlonjatëve, duke zëvendësuar kështu Diego Longon të larguar në fund të sezonit.  Cela

Çela i bashkohet kuqezinjve pas aventurës me Kastriotin në elitën e futbollit shqiptar. Tekniku nga Memaliaj, u shndërruar në hero sezonin e kaluar duke shpëtuar krutanët, ndërkohë që këtë edicion e pati të pamundur për të përsëritur suksesin historik.  

37-vjeçari pas karrierës si futbollisti i Flamurtarit tashmë rikthehet si trajner. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi vlonjat në faqen zyrtare. Ka qenë drejtori sportiv Ferko ai që ka prezantuar trajnerin e ri të Flamurtarit.

Vlen të theksohet fakti se në tavolinën e presidentit Sinan Idrizit ishin shtatë kandidatë, teksa numri një i kuqezinjve zgjodhi Çelën. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"