“Lufta” për Kale, presidenti i Kukësit merr vendim për brazilianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 14:34

“Lufta” për Kale, presidenti i Kukësit merr vendim për brazilianin

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është “dorëzuar” për çështjen e brazilianit, Elton Kale. Ai ka pranuar ofertën e Flamurtarit dhe ka dhënë ok-in që Kale të aktivizohet me vlonjatët që këtë javë.

kale vlore

“Po, kemi rënë dakord me Flamurtarin për Kale kundrejt një dëmshpërblimi”, konfirmoi pak minuta më parë ekskluzivisht për “Panorama Sport” presidenti Gjici.

gjici

Klubi i Kukësit ka depozituar një shkresë në FSHF ku konfirmon marrëveshjen me Flamurtarin, duke i hapur rrugën federimit të Kale, që të premten do të debutojë me fanellën kuqezi ndaj Partizanit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi vlonjat nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.  “Elton Kale është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Arrihet marrëveshja me ekipin e Kukësit për Elton Kale dhe është gati për aktivizim nga ndeshja e radhës”, shkruan klubi.

Kale Flamurtari

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"