Laçi rrëmben lojtarin që u largua nga Kukësi, del menjëherë në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 21:40

Laçi rrëmben lojtarin që u largua nga Kukësi, del menjëherë në stërvitje

Emiljano Musta nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re, pas largimit nga Kukësi. Mesfushori elbasanas do  të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Laçit.

Musta

Këtë e ka konfirmuar vetë Musta për “Panorama Sport”, teksa menjëherë ka nisur stërvitjen me skuadrën e re dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Palët kanë qenë në bisedime orët e fundit dhe është arritur marrëveshja që lojtari të vishet bardhezi, teksa në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Laçi bën kështu një përforcim të rëndësishëm në merkato, i cili mund t’i ndihmojë shumë gjatë kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"