Kukësi me klubin e njohur bullgar, më 27 gusht pret në “Air Albania” Slavian e Sofjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:23

Kukësi me klubin e njohur bullgar, më 27 gusht pret në “Air Albania” Slavian e Sofjes

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Europës, ku Kukësi, i cili e mbylli kampionatin në vendin e dytë, ka mësuar kundërshtarin.

Goli i Kukesit ndaj Bylisit logo

Verilindorët do të presin në “Air Albania” skuadrën e njohur bullgare, Slavian e Sofjes. Ndeshja do të zhvillohet më 27 gusht.

Pritet të jetë një ndeshje spektakolare, me verilindorët që do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në fazën tjetër, ndonëse nuk do e kenë aspak të lehtë.

Kujtojmë se kualifikimi do të vendoset me ndeshje teke dhe Kukësi e ka një mundësi shumë të mirë, pasi do luajë në Shqipëri.

4546

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"