Kthesë e papritur për mesfushorin e Kombëtares, Basha akord me klubin grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 23:42

Kthesë e papritur për mesfushorin e Kombëtares, Basha akord me klubin grek

Migjen Basha ishte shumë pranë kalimit në Izrael, ku klubi i Makabi Haifës i kishte bërë një ofertë, prej 400 mijë euro në sezon mesfushorit të Kombëtares, por tashmë karriera e tij ka marrë një rrugë tjetër.

Basha4

Siç raportojnë mediat greke, është klubi i Aris së Selanikut, që ka gjetur akordin me 31-vjeçarin, i cili këtë sezon mbylli aventurën me Barin në Serinë B italiane. Basha pritet të mbërrijë javën tjetër në Selanik, për të përmbyllur negociatat me Arisin, dhe më pas të kalojë vizitat mjekësore e të firmosë kontratën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"