Lajme të mira për Laçin, Anorthosis humbet lojtarin kryesor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 15:47

Lajme të mira për Laçin, Anorthosis humbet lojtarin kryesor

Pas përfundimit të fazës përgatitore në Bansko të Bullgarisë, Anorthosis Famagusta është kthyer në Qipro për të kryer seancat e fundit para ndeshjes me Laçin. Rikthimi në Europë pas një mungese 5-vjeçare e gjen Anorthosis me probleme të mëdha, gjë të cilën e tregon edhe lista e federimeve e dorëzuar në UEFA me vetëm 19 lojtarë.

Laci

Shkak janë bërë problemet e shumta, që përkojnë me largimin e disa lojtarëve të sezonit të shkuar, si dhe kanë qenë të dëmtuar. Sikur të mos mjaftonin lëndimet e vjetra, së fundmi qipriotët kanë marrë një goditje të madhe para ndeshjes me Laçin, pasi kanë humbur edhe një pikë të fortë në qendër të mbrojtjes.

gordon-schildenfeld-2

Kroati Gordan Sindenfeld u dëmtua para miqësores së fundit që Anorthosis zhvilloi të premten e shkuar ndaj serbëve të Dinamo Vranjës. Mbrojtësi veteran vijon të ndiejë dhimbje në gju dhe me shumë mundësi nuk llogaritet nga stafi teknik për ndeshjen me Laçin. Për shkak të dëmtimeve, Anorthosis ka probleme për sfidën me Laçin në të tri repartet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"