Lajme të këqija për Vllazninë, sulmuesi i kuqebluve dëmtohet para miqësores me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 9:50

Lajme të këqija për Vllazninë, sulmuesi i kuqebluve dëmtohet para miqësores me Dinamon

Sulmuesi kroat, Ante Aralica, ka munguar në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë. “Panorama Sport” mëson nga burime në skuadrën kuqeblu se shtatlarti ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe stafi mjekësor e ka parë të arsyeshme t’i japë leje lojtarit deri në një riaftësim të plotë.

ARALICA ADILI

Dje kroati nuk është stërvitur, ndërsa as në miqësoren e sotme nuk do të aktivizohet.

Aralica është konfirmuar edhe për një sezon te Vllaznia, teksa nga sulmuesi pritet shënimi i më shumë golave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"