Lajme pozitive nga Milano, ja kur pritet të rikthehet Zlatan Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 16:58

Lajme pozitive nga Milano, ja kur pritet të rikthehet Zlatan Ibrahimoviç

Lajme pozitive nga Milano për sa i përket dëmtimit të Zlatan Ibrahimoviç. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kuqezi ka bërë me dije se suedezi po rikuperohet shpejt, pas dëmtimit në pulpë, teksa do t’i nënshtrohet testeve të tjera në 10 ditët e ardhshme.

News-CU-Ibra-04.06.2020

Mësohet gjithashtu se Ibra është kthyer nga Suedia, dhe nuk ka plasur komplikime për sa i përket gjendjes së tij. Pritet që sulmuesi të bashkohet shumë shpejt me skuadrën, për të kontribuar në pjesën e mbetur të sezonit. Kujtojmë që Ibra do të mungojë në takimin e dytë gjysmëfinal ndaj Juventusit, jo vetëm për shkak të dëmtimit, pasi është i pezulluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"