Laçit i kthehet një lojtar, tjetër duel shkodranësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 20:24

Laçit i kthehet një lojtar, tjetër duel shkodranësh

Laçi i trajnerit Armando Cungu e ka lënë pas shijen e hidhur që i la viti 2019, që u mbyll me dy humbje. Kurbinasit kanë reaguar që në ndeshjen e parë për këtë vit, duke marrë një fitore të vlefshëm 1-0 në Durrës. Përballja mes Teutës dhe Laçit në “Niko Dovana” ishte edhe një duel trajnerësh, ku Armando Cungu doli fitimtar ndaj Edi Martinit.shehu laci

Por Shkodra nuk i ndahet sërish trajnerit të Laçit, pasi nesër do të jetë mysafir në shtëpinë e tij, duke u përballur me skuadrën e vendlindjes dhe tifozërinë që e ka duartrokitur si lojtar dhe trajner i Vllaznisë. Cungu nuk është shkodrani i vetëm te kurbinasit, pasi ndaj vendlindjes do të luajë edhe mbrojtësi i Laçit, Abdurrahman Fangaj, dhe mesfushori Uendi Vecaj.

Për këtë takim, laçianët do të jenë më të plotë, pasi rikthehet nga pezullimi Redon Xhixha, i cili mungoi ndaj Teutës. Laçi i trajnerit Cungu ka pësuar rritje në fazën e dytë, ku me 18 pikët e marra ka bërë që të jetë 4 pikë larg kreut, që mbahet nga Kukësi, me 32 pikë. Në fazën e parë, Laçi u mund 1-0 me gol të brazilianit Hygor, i cili me “predhën” e tij i dha trepikëshin e parë sezonal shkodranëve.

Ndërsa në fazën e dytë, Laçi e ka mundur Vllazninë në shifrat 3-0 dhe nesër është kati i tretë mes dy ekipeve, që synojnë sigurimin e një bilete për në Kupat e Europës. Dueli i parë mes shkodranëve, për këtë sezon, ka kaluar në favorin e trajnerit Armando Cungu, i cili pas triumfit me Teutën e Edi Martinit, kërkon trepikëshin e radhës, pikërisht në tempullin e futbollit shqiptar, “Loro Boriçi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"