Lacio interesohet për mesfushorin e Interit, por zikaltrit duan 15 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 8:37

Lacio interesohet për mesfushorin e Interit, por zikaltrit duan 15 milionë euro

Lacio ka plane të mëdha për sezonin e ardhshëm, qoftë në kampionat, ashtu sikurse për një prezantim më shumë se dinjitoz në Champions. Për këtë arsye, drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare, po punon bindshëm në merkato me disa goditje fantastike.GAGLIARDINI

Në pritje për të mësuar se çfarë po ndodh në të vërtetë me David Silvën dhe frenimin e papritur të tratativës, por edhe pas akordit me Vedat Muriqin, tashmë Tare ka vënë në shënjestër një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Roberto Galjardinin.

Interisti vlerësohet 15 milionë euro nga zikaltrit dhe për drejtorin sportiv të Lacios, “Galja” është plani “B” në rast të një shitjeje të mundshme të Sergej Milinkoviç-Saviçit, apo edhe faktit se dy qendërmesfushorët e tjerë, Marko Parolo e Lukas Leiva kanë shumë vite mbi shpatulla.

Galjardini i pëlqen shumë trajnerit Simone Inzagi, i cili i ka kërkuar personalisht Tares mundësinë për ta afruar në Romë interistin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"