Lacio gjithmonë e më larg, Thomas Strakosha është duke negociuar me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 14:36

Lacio gjithmonë e më larg, Thomas Strakosha është duke negociuar me skuadrën e…

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me shumë mundësi do të largohet me parametra zero nga Lacio.

STRAKOSHA

Sipas asaj që raporton “TuttmoMercatoWeb”, gardiani kuqezi është duke negociuar me skuadrën që ka siguruar ngjitjen sezonin e ardhshëm në Premier Ligë, Fulhamin.

Problemi i vetëm mes Strakoshës dhe klubit të njohur londinez janë bonuset e lidhura me firmën në kontratë, ku britanikët thonë që është relativisht e lartë.

Në ditët në vijim, palët do të rikthehen të ulen dhe negociojnë sërish, për të arritur te “tymi i bardhë”.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lacios, Thomas Strakosha është aktivizuar në total në Serinë A, në 22 ndeshje.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"