Lacio e Hysajt kërkon kualifikimin, mësoni të gjitha përballjet e sotme në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2023 | 10:16

Lacio e Hysajt kërkon kualifikimin, mësoni të gjitha përballjet e sotme në Ligën e Konferencës

Sot në fushë do të zbresin 14 skuadra për të luajtur ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8 të Ligës së Konferencës. Tre sfidat e para luhen në orën 18:45 dhe katër të tjerat në orën 21:00.

conference-league-blog

Sivaspori do të presë Fiorentinën në orën 18:45, me italianët që vijnë në avantazh pas rezultatit të ndeshjes së parë.

Në orën 21:00 Az Alkmar do të përballet me Lacion e Elseid Hysajt. Ekipi i mbrojtësit shqiptar do të vijë në këtë duel pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë.

Në po të njëjtin orar Vijareali do të presë Anderlehtin ku gjithçka është e hapur pas barazimit 1-1 në Belgjikë.

ff (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"