“Laçi ta ketë për nder që luan me Vllazninë”, Adili: Kundërshtari jonë i vërtetë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 16:23

“Laçi ta ketë për nder që luan me Vllazninë”, Adili: Kundërshtari jonë i vërtetë është…

Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp, në prag të sfidës ndaj Laçit, që shkodranët do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 13:45. Adili u shpreh optimist, teksa beson se kuqeblutë, i kanë të gjitha mundësitë këtë sezon që të bëjnë gjëra të mëdha.

Adili

Për sa i përket statistikave të hidhura në transfertë ndaj kurbinasve, mbrojtësi nuk i kurse “thumbimet” ndaj rivalëve, teksa deklaroi se Laçi duhet ta ketë për nder që ndeshet me Vllazninë.

Sfida ndaj Laçit- Jam i lumtur që erdhi dita që do fillojmë. E dimë se për kë kundërshtar bëhet fjalë, e kemi analizuar shumë mirë, i dimë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Siç e dinë edhe ata se kë kanë përballë.

Si është skuadra para kësaj ndeshje? Siç e tha edhe trajneri, jemi shumë të uritur për kampionatin, sepse dallojnë nga gjithë ndeshjet e tjera. Skuadra më duket mirë, pavarësisht lëvizjeve në merkato, mendoj se bërthama e ekipit që ka mbetur ia ka bërë më të lehtë lojtarëve të rinj për t’u përshtatur shpejt.

Objektivat? E kam thënë edhe vjet, kundërshtari i vërtetë i Vllaznisë është vetë Vllaznia.

Më të fortë se vjet? Nëse jemi më të fortë se vjet, këtë do ia lëmë kohës.

Deklarata e Djmaratit se Vllaznia është më e fortë se vjet- Ato që thotë drejtori Djarmati nuk i thotë kot, ka menduar mjaft mirë dhe shpresoj që në fund të dalë fjala e tij.

I kënaqur që luani për këtë qytet? Derisa jam këtu, me siguri që jam shumë i kënaqur duke parë ambientin brenda dhe jashtë fushe, shpresoj që këtë vit t’ia dalim me sukses.

Suksesi i sezonit të kaluar- Nëse do përsërisim sezonin e shkuar nuk do isha i kënaqur, sepse e humbën në fund titullin kampion. Shpresoj që këtë sezon ta fitojmë kampionatin.

Aventura Europiane? Ishte një test mjaft i mirë, duke pasur parasysh që në Europë ndeshesh me skuadra mjaft të mira. Aty është diferenca e madhe në krahasim me kampionatin. Gjithsesi kur ndeshesh e shikon që ata nuk kanë diçka më shumë. Organizimi është më i mirë.

Iu trembin statistikat me Laçin? Nuk trembemi, ne do të vijojmë lojën, pavarësisht se Vllaznia ka vite që nuk fiton në Laç. E kemi treguar dhe vjet që nuk i trembemi askujt. Duhet të jetë nder për Laçin që luan me Vllazninë”, u shpreh Adili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"