“Laçi shënoi pa bërë asnjë rast”, Marantas: Nuk e kuptova si e dha arbitri atë penallti, Luftëtari do dali në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 18:45

“Laçi shënoi pa bërë asnjë rast”, Marantas: Nuk e kuptova si e dha arbitri atë penallti, Luftëtari do dali në…

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, në intervistën pas barazimit 1-1 me Laçin, deklaroi se nuk është i kënaqur me vetëm 1 pikë, sepse ekipi i tij duhej të fitonte ndeshjen.

marantas

Marantas deklaroi se nuk e kupton si arbitri e dha atë penallti në fund, ndërsa për Laçin deklaroi se edhe pa asnjë rast të vërtetë, shënoi.

Ndeshjet e kishit në dorë për 3 pikë, por në fund duhet të kënaqeni me 1 pikë…

Nuk jemi të kënaqur me 1 pikë. Duhej të fitonim, por nuk e kuptova si e dha penalltinë arbitri. Nuk ishte penallti.  Ndihemi shumë mirë, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Këtë ndeshje që duhej ta fitonim, me këtë do dali skuadra më e fortë. Ishte një ndeshje që në pjesën e parë bëmë shumë raste dhe gjetëm golin. Në të dytë luajtëm në mbrojtje, por Laçi nuk bëri rast klasik. Me asnjë aksion ata shënuan një gol. Shumë e çuditshme.

Mund të evitonit penalltinë?

Kishim raste, por kishim dhe kundërshtar shumë të fortë. Unë mendoj se do të dalim në vendet lart në tabelë. Rastet duhet të behën gol, në të tilla ndeshje. Pasi në pjesën e dytë do na presojnë lart. Kemi një skuadër të re dhe do të mësojmë . Çdo ditë bëhemi më të mirë.

Gjendja fizike?

Jo, nuk është kjo çështje. Më shumë është çështje përvojë, pasi duan të qëndrojnë pas për të fituar ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"