Laçi në ankth, dy muaj pa përgatitje tremb kurbinasit. Lojtarët janë të etur për… lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2020 | 11:40

Laçi në ankth, dy muaj pa përgatitje tremb kurbinasit. Lojtarët janë të etur për… lojë

U bënë 56 ditë pa futboll dhe te Laçi janë të gjithë në ankth. Skuadra e ndali stërvitjen që më 12 mars, pas vendimit të marrë nga qeveria dhe FSHF-ja.shehu laci

Edhe pse pozita që kanë në renditje pas 26 javësh të luajtura është më shumë se komode (vendi i 3-të me 41 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të 4-t), kurbinasit presin që t’i rikthehen fushës dhe të zyrtarizojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Objektivi i kahershëm i bardhezinjve është pikërisht ky, por fakti që u bënë dy muaj pa përgatitje i tremb. Lojtarët vërtet po stërviten individualisht në kushtet e shtëpisë, por nuk është assesi e mjaftueshme për të rinisur garën.

Në radhët e Laçit shpresojnë që një orë e më parë të jepet një vendim edhe për sportin më të dashur në botë dhe të rikthehen në fushë. Çdo ditë që kalon, bëhet edhe më e dëmshme për çdo lojtar dhe mbi të gjitha për arkat e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"