Laçi mposht Ilirinë, shënojnë Taubate dhe Toski

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2016 | 12:16

Laçi mposht Ilirinë, shënojnë Taubate dhe Toski

Laçi mposht Ilirinë në Fushë-Krujë. Kjo është fitorja e radhës për ekipin e drejtuar nga Marselo Troisi. Edhe këtë herë protagonist është një brazilian. Paulo Serxhio Rodrigues Theodoro, ose sikundër njihet ndryshe me emrin Taubate, ka qenë ai që ka zhbllokuar shifrat, ndërsa “vulën” ia ka vendosur Faton Toski.

toski8-1390228597

Dy prurjet e reja, që japin shkëndija pozitive, edhe pse përballë një ekipi që milion një kategori më poshtë. Iliria e ka nisur mirë lojën, por Gjoka nuk është aq kërcënues para porte. Kundërpërgjigjja e miqve vjen në të 8-ën me Lipin, por pa rezultat. Në të 14-ën, rrezikon Taubate, por Baku i thotë “jo” golit.

Fushë-krujasit mundohen me anë të Ballukut, Bardhit e Gjokës, por pa rezultat. Në të 24-ën është Taubate që gjen rrjetën, i cili pasi depërton në zonë nga e djathta shkund rrjetën e vendësve dhe 0-1. Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërkohë që e dyta nis me ndërrime të shumta nga të dyja kampet.

laciSërish Taubate krijon raste, por si në 48-ën dhe 51-ën nuk shënjestron siç duhet. Pa kaluar shumë, konkretisht në të 52-ën, mendon Toski që të dyfishojë shifrat, pas një topi të devijuar nga portieri i Ilirisë, mesfushori përfiton dhe 0-2.

Sakaq, te Laçi ka pasur zhvillime në merkato, konkretisht në dalje. Braziliani Rikardinjo ka ikur nga kurbinasit, pasi nuk gjeti akordin me drejtuesit e klubit. Sakaq, ka dyshime edhe për të ardhmen e Artur. As sulmuesi nuk ka firmosur, ndaj nuk përjashtohet që të largohet.

Shkëlqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"