Laçi me mungesa, por kurbinasit kërkojnë kualifikimin përballë Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 12:12

Laçi me mungesa, por kurbinasit kërkojnë kualifikimin përballë Luftëtarit

Laçi pret sot në shtëpi Luftëtarin. Kupa e Shqipërisë është “dashuria” e kahershme e kurbinasve, ndaj edhe këtë sezon do të bëjnë çmos që të shkojnë më tej.

kupaaaaa

Rruga më e shkurtër për të kapur një vend në zonën “Euro” është nga ky kompeticion dhe bardhezinjtë e dinë fare mirë këtë gjë.

Në kësi kushtesh, kanë gjithçka gati për të siguruar një rezultat pozitiv ndaj gjirokastritëve sot duke shpresuar te një kualifikim i mundshëm në gjysmëfinale.

laci

E thjeshtë sigurisht nuk do të jetë dhe sidomos kur dihet që kundërshtari vjen me moral të lartë, pasi “theu” Skënderbeun në kampionat, por, në fund të fundit, djemtë e drejtuar nga Mezani kanë dëshmuar se në Laç diktatin mund ta bëjnë vetëm ata.

Për të përgatitur në qetësi të plotë këtë duel, klubi ka menduar që të vendosë heshtje shtypi.

Mezani1-470x312

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Gentjan Mezani ka bërë me dije vendimin duke mos folur për mediat. “Jemi në heshtje shtypi. Ky është vendimi që kemi marrë për këtë ndeshje. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, tha trajneri i bardhezinjve.

Ndërkaq, për ndeshjen e sotme, Laçi pritet që të ketë mungesa. Kallaku dhe Eskuerda do të mungojnë për shkak të dëmtimeve, ndërsa i gatshëm do të jetë Lushkja, i cili duket se e ka kaluar dëmtimin.

laci

Formacioni i mundshëm: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja; Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo; Skema: 4-2-3-1 Trajner: Gentjan Mezani

E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"