Laçi llogari me “laps e letër”, kërkon ta nisë furishëm me 6 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 20:23

Laçi llogari me “laps e letër”, kërkon ta nisë furishëm me 6 pikë

Laçi nuk po ndalet. Që prej të hënës, përgatitjet në radhët e kurbinasve vazhdojnë me intensitet të lartë. Koha deri në rinisjen e kampionatit është realisht e shkurtër, e megjithatë bardhezinjtë nuk e kanë në plane që të “qahen”. Për këtë motiv, i janë futur me kokë punës.
98593911_296748604682519_8606165385080733696_n
Ata duan që të rifitojnë gjendjen fizike deri më 3 qershor, kur zyrtarisht do t’u duhet të kthehen në fushë pas pushimeve më shumë se dymujore.

Veç përkushtimit dhe kujdesit në seancat stërvitore, të besuarit e Armando Cungut nuk kanë lënë pas dore as llogaritë. Duhet thënë që kalendari i favorizon në pak, edhe pse ngjeshja do të bëjë të vetën. Java e 27-të dhe 28-të i gjen në shtëpi. Respektivisht do të presin Teutën dhe Vllazninë, ndaj kanë shansin që me një 6- pikësh të plotë të fitojnë moralin e duhur para se të nisë “malorja” dhe të përcaktohen verdiktet finale për zonën “Euro”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"