Laçi i karikuar për Partizanin, Cungu duhet të zgjidhë një pikëpyetje në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 11:56

Laçi i karikuar për Partizanin, Cungu duhet të zgjidhë një pikëpyetje në formacion

Laçi përballet sot me Partizanin në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së tretë të Kategorisë Superiore.
partizani laci
Kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu  i kanë të gjitha mundësitë të marrin një rezultat pozitiv ndaj të kuqve duke patur parasysh merkaton e bërë në verë, si dhe për faktin që kanë në radhët e tyre golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar të kampionatit shqiptar Kirian Nuabuezen.

Ai do të jetë në fushë për trajnerin Cungu, por ndryshe është situata me sulmuesin tjetër të kurbinasve, Van Dejv Harmon. 25-vjeçari amerikan vuan nga një dëmtim. Tjetër mungesë për Laçin në takimin kundër Partizanit është dhe mesfushori Ardit Deliu, gjithashtu për shkak dëmtimi.

E vetmja dilemë është krahu i majtë i mesfushës, ku Cungu duhet të zgjedhë njërin mes Dajan Shehut dhe Donald Rapos.

partizaniii

FORMACIONI I MUNDSHËM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"