Laçi humb një titullar në formë para Partizanit, por rrezikon edhe Spahiu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 18:27

Laçi humb një titullar në formë para Partizanit, por rrezikon edhe Spahiu

Tetë gola të shënuar dhe katër të pësuar, por gjithashtu gjashtë pikë të marra në dy ndeshjet e fundit në shtëpi. Te Laçi është rikthyer qetësia e munguar, teksa fitoret radhazi ndaj Kastriotit dhe Teutës kanë ngritur moralin e skuadrës për vazhdimësinë në kampionat.

laci

Bardhezinjtë luajnë për javën e 20-të ndaj Partizanit në transfertë të hënën, por përpara kësaj ndeshjeje, skuadra do të jetë e angazhuar në Kupë ndaj Tomorit. Me beratasit do të luhet nesër në orën 13:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes. Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë me Tomorin i jep luksin trajnerit Gentjan Mezani të bëjë rrotacion.

Mirëpo, në këtë periudhë bardhezinjtë kanë vuajtur shumë dëmtimet dhe mbrojtësit Albi Alla e Rudolf Turkaj sërish nuk do të jenë të gatshëm. Stafi shpreson që deri në ndeshjen me Partizanin të jetë riaftësuar mesfushori Sebastjan Spahiu, i cili mungoi për shkak dëmtimi ndaj Teutës. Mungesë e sigurt ndaj të kuqve do të jetë mesfushori më në formë, Majkëll Babatunde. Nigeriani që shënoi dy gola me Teutën ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"