Laçi fiton gjyqin në FIFA, Gabala duhet t’i paguajë kurbinasve për Xhemjs Adenij. Zbulohet shifra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 23:50

Laçi fiton gjyqin në FIFA, Gabala duhet t’i paguajë kurbinasve për Xhemjs Adenij. Zbulohet shifra

Të shumta janë skuadrat shqiptare që kanë humbur gjyqet me futbollistët e tyre dhe më pas janë detyruar të paguajnë për ta.

Xhejms

Megjithatë nuk është ky rasti i Laçit. Klubi kurbinas ka fituar gjyqin për Xhejm Adeniji, për kalimin e këtij të fundit te skuadra e Gabala në Azerbajxhan. Laçi pak ditë më parë kishte paditur klubin e Gabala, në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA, për parregullsi në transferimin e sulmuesi Xhejms Adeniji.

Pasi mori në shqyrtim çështjen, organi juridik i qeverisë së futbollit botëror vendosi t’i japë të drejtë klubit shqiptar dhe t’i kërkojë Gabalas shlyerjen e detyrimeve brenda 45 ditëve. Bëhet fjalë një shifër modeste, rreth 2 mijë euro.

VENDIMI I FIFA:

Vendimin i Nënkomisionit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për çështjen Ref. Nr. TMS 6438, që i përket KF Laçi kundër FK Gabala në lidhje me transferimin e lojtarit Segun James Adeniyi.

Nëpërmjet këtij vendimi është vendosur:

Pranimin e padisë së Paditësit KF Laçi.

Detyrimin e të Paditurit FK Gabala, t’i paguajë Paditësit:
– 2,005 Euro kontribute solidariteti plus 5% interesa në vit deri në datën e kryerjes së pagesës si më poshtë:
– për shumën 1,002.5 Euro që nga 31 gusht 2018;
– për shumën 501.25 Euro që nga 3 mars 2019;
– për shumën 501.25 Euro që nga 31 gusht 2019.

Paditësi duhet t’i njoftojë menjëherë të Paditurit numrin e llogarisë bankare, në të cilën i Padituri duhet të kryejë pagesën.
I Padituri duhet të vërtetojë kryerjen e pagesës në postën elektronike në adresën [email protected].

Në rast se shuma objekt detyrimi, (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) nuk paguhet nga i Padituri brenda 45 ditëve, nga njoftimi i numrit të llogarisë bankare nga ana e Paditësit, do të lindin pasojat e mëposhtme:

Të Paditurit do t’i ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar për 3 sezone transferimi të njëpasnjëshme.

Ndalimi do të hiqet menjëherë, pas konfirmimit që shuma e duhur (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) është marrë nga Paditësi.
Në rast të mos pagimit në kohë, çështja do t’i përcillet Komisionit të Disiplinës në FIFA për vendimmarrje.
Palët nuk kanë kosto procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"