La pas Ze Marian dhe dyshen Daja-Magani, Mema trajneri më jetëgjatë i erës “Halili”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 0:18

La pas Ze Marian dhe dyshen Daja-Magani, Mema trajneri më jetëgjatë i erës “Halili”

Ardian Mema është trajneri më jetëgjatë i erës “Refik Halili”. Tekniku kryeqytetas është ai që ka grumbulluar më shumë sfida se çdo teknik tjetër me presidentin aktual të Tiranës, duke lënë pas emra të njohur të trajningut shqiptar. Dihet që Refik Halili është nga ata që kërkon rezultate dhe trajnerët nuk qëndrojnë dot më shumë se një sezon te Tirana. 

ardi mema refik halili

Që në kohën e donatorëve dhe tani që është i vetëm pronar i skuadrës, asnjë trajner nuk ka punuar më shumë se një sezon e pak në ekipet e tij. Madje, i larguari i fundit, Ardian Mema, është trajneri, të cilit Halili i ka besuar më shumë kohë ekipin. Janë plot 48 takime në krye të Tiranës për Memën, i cili ka lënë pas në këtë klasifikim Ze Marian me 46 ndeshje dhe dyshen Ilir Daja dhe Gugash Magani me 43 sfida. Në fund radhiten dyshja Mirel Josa dhe Shkëlqim Muça.

FITUESIT – Megjithatë, Mema nuk është në fakt ai që ka fituar më shumë në erën “Halili”. Në krye të listës është Ze Maria, me më shumë se 65% të ndeshjeve ku ka marrë tri pikët, ama vetëm 19 takime janë luajtur në Kupën e Shqipërisë ose në Superiore apo Superkupë e Europë. Në vendin e dytë, Gugash Magani e me radhë, Shkëlqim Muça, Ilir Daja dhe dy të fundit janë Ardian Mema dhe Mirel Josa.

hALILI

Ky i fundit është mbreti i barazimeve në erën “Halili”, pasi ka shumë humbje dhe shumë rezultate të barabarta. Një situatë e çuditshme në skuadrën e Refik Halilit është edhe fakti se zakonisht presidenti i mban trajnerët jo më shumë se 50 takime. Shkurt, një kampionat të plotë, plus ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe nëse fillojnë rezultatet e këqija, ai e largon nga skuadra. Mema ishte i fundit që iku, por me një rekord.

Ka mbijetuar më shumë se çdokush tjetër. Trajneri arriti ta drejtonte Tiranën një sezon të tërë. Më saktë, në Superiore drejtoi 37 javë, ndërsa në Kupën e Shqipërisë në 11 takime. Ia doli që të shkonte në finalen e Kupës së Shqipërisë, por u mund nga Kukësi 2-1, ndërkohë që në kampionatin e shkuar doli i shtati me 47 pikë. Skuadrën këtë sezon e la pas javës së nëntë, tri pikë nga kreu i renditjes, pasi kishte koleksionuar 14 pikë, pothuajse dyfishi i trajnerëve të sezoneve të shkuara.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"