“Kurthi” i Tiranës, Mala dhe Solomon humbën në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 9:31

“Kurthi” i Tiranës, Mala dhe Solomon humbën në derbi

Pritej shumë nga dy futbollistët anësorë të Partizanit, Esat Mala dhe Theofilus Solomon në derbin e kryeqytetit, por të dy lojtarët vuajtën kundër formacionit të Tiranës. Nevil Dede befasoi me skemën e zgjedhur në fushë, duke rreshtuar një 3-4-3, që në mbrojtje, ishte një 5-4-1. Toshevski dhe Ismajlgeci bllokuan mjaft mirë Malën dhe Solomon, por dhe kur të dy anësorët e Tiranës gjendeshin në sulm, Vangjeli dhe Hoxhallari ishin aty për të neutralizuar Malën dhe Solomon.
mALA

Daja tentoi të ndërhyjë në udhëzime dhe i kërkoi dy futbollistëve të krahëve të futeshin më në qendër në gjysmë-hapësira, duke shtyrë më lart Idrizajn dhe Hakajn. Por dy mbrojtësit e Partizanit nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe Tirana bllokoi çdo dalje të tyre. Në rast se Tirana do të rreshtohej me 4 në prapavijë, atëherë Solomon dhe Mala, do të kishin një ndeshje shumë më të lehtë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"