Kurbinasit në Sarandë për kolaudimin e skuadrës, ja formacionet e mundshme në Butrinti-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 11:21

Kurbinasit në Sarandë për kolaudimin e skuadrës, ja formacionet e mundshme në Butrinti-Laçi

Laçi i trajnerit, Dejan Vukiçeviç, mbetet një ekip ende i pakolauduar mirë në këtë fillim sezoni, gjë të cilën e tregojnë edhe rezultatet e dy javëve të para në kampionat, ku janë mundur në shtëpi nga Vllaznia dhe barazuan ndaj Dinamos.

Laci festa e golit

Kurbinasit kanë udhëtuar që dje drejt Sarandës për ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës me Butrintin. Shpresohet që kjo transfertë e largët t’i shërbejë Laçit për të gjetur fitoren e parë sezonale dhe për kolaudimin e ekipit.

Ky takim shikohet si një mundësi aktivizimi edhe për disa lojtarë, të cilët nuk kanë pasur mundësi që të luajnë në 180 minutat e para të sezonit.

Gjasat janë që trajneri Vukiçeviç të bëjë rrotacion, ku pritet të ketë edhe debutues, si Marjo Dajsinani dhe Viktor Velkoski. Laçi në këtë fillim sezoni ka shfaqur probleme në fazën mbrojtëse, ku “plagët” e ndeshjes me Vllazninë në javën e parë akoma nuk janë shëruar.

Gjithsesi, ndeshja e Kupës me Butrintin shikohet si shenja e parë e kthesës së kurbinasve.

LA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"