Kurbinasit me “tredhëmbësh”, blutë me gjashtë mungesa. Ja formacionet e mundshme në Laçi-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 12:02

Kurbinasit me “tredhëmbësh”, blutë me gjashtë mungesa. Ja formacionet e mundshme në Laçi-Dinamo

Trajneri Josa parashikohet ta ketë të plotë grupin për Dinamon, në rast se nuk i përsëritet ndonjë ndodhi e çuditshme si në transfertën e Shkodrës ku iu dëmtua Mazrekaj, i cili është gati për sot.

DINAMO LACI

Ndaj dinamovitëve parashikohet që kurbinasit të kthehen te formacioni ideal, ku sulmi mund të funksionojë me “tredhëmbëshin” Zarubica-Guindo-Mazrekaj.

Kur kjo treshe është në formë, çdo mbrojtje e ka problem mbulimin e tyre.

Trajneri Bledi Shkëmbi i ka pak a shumë të detyruara zgjedhjet për sfidën e sotme në Laç, që diktohen nga dëmtimet dhe skualifikimet.

Dilema e vetme e trajnerit të Dinamos duket se ka të bëjë me krahun e djathtë të sulmit, ku ka një balotazh mes Gavazajt dhe Skukës.

Ndaj Kastriotit ishte Gavazaj titullar, por në Laç ka më shumë mundësi të luajë Skuka, një lojtar më i fortë fizikisht. Sulmi do të plotësohet me Mihanën nga e majta, Ibraimin në qendër dhe Çinedunë në majë.

Në qendër të mesfushës do të jetë dyshja Demiri-Samake, pasi Siljanovski kthehet në të djathtë të mbrojtjes, që kompletohet me Sofranakun dhe Imamin në qendër dhe Isaevskin në të majtë. Porta do të mbrohet përsëri nga Edvan Bakaj.

Dinamo nuk do të ketë sot në dispozicion një gjysmë skuadre, plot 6 lojtarë. Përveç të pezulluarve Maliqi dhe Sidibe, në Laç do të mungojnë për shkak dëmtimi portieri Harizaj, mesfushori Haxhiu dhe sulmuesit Bardhi dhe Gjata.

Janë dëmtime që blutë po i vuajnë prej një kohe relativisht të gjatë. Dëmtimi i Bardhit u duk më i lehtë, por ai ka një hematomë që nuk e lejon të luajë. Gjata ka pak ditë që ka nisur stërvitjen dhe i duhet ende kohë për të qenë gati.

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"