Kurbelo: Ndeshjen e vendosi dalja me karton të kuq e Nunjezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 21:13

Kurbelo: Ndeshjen e vendosi dalja me karton të kuq e Nunjezit

Zv/trajneri uruguaian i Luftëtarit, Luis Kurbelo, e cilësoi daljen me karton të kuq të Nunjezit si momentin që vendosi ndeshjen e sotme në Durrës. Në deklaratën e dhënë pas takimit për “Supersport”, ai tha se gjirokastritët do të vazhdojnë të luajnë futboll të bukur, njësoj si sezonin e kaluar.

fernandez

Për humbjen

“Sot ndeshja u vendos nga përjashtimi i Nunjez me karton të kuq. Pas atij momenti ishte një tjetër ndeshje. U munduam të gjejmë zgjidhje, por të jeni të bindur që Luftëtari do luajë me stilin e tij në vazhdim. E përsëris, sot ndeshja u kushtëzua nga kartoni i kuq.”

Për ndryshimet në vazhdim

“Do ta marrim kampionatin hap pas hapi. Sot erdhëm për të marrë tre pikë, por mbetëm me dhjetë lojtarë. Në Laç do shkojmë për të luajtur futboll dhe për të kërkuar patjetër tre pikët.”

Për nervozizmin e skuadrës, karton i kuq dhe penallti e shkaktuar për prekje me dorë

“Nuk ka nervozizëm, po e kontrollonim ndeshjen por ndikoi kartoni i kuq dhe e humbëm kontrollin më pas. Prekja me dorë e topit ishte gabim momenti, por nuk jemi aspak nervozë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"