KUPA/ Kualifikim me vuajtje pas 120 minutash, Laçin e nderon Nuabueze kundër Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 23:32

KUPA/ Kualifikim me vuajtje pas 120 minutash, Laçin e nderon Nuabueze kundër Egnatias

Laçi kualifikohet me vuajtje ndaj Egnatias duke prerë biletën për në çerekfinale pas 120 minutash lojë. Kurbinasit fituan me rezultatin 3-1, ku Nuabueze realizoi të dy golat vendimtarë. Tashmë, plotësohet faza çerekfinale me të gjitha skuadrat.
laci egnatia

Rrogozhinasit e nisën ndeshjen shumë mirë duke kaluar në avantazh me Xhekson në minutën e 25-të. Skuadra e Maganit rezistoi më së miri deri në 5 minuta para fundit të ndeshjes, kur Teko vendosi me golin e tij që sfida të luhej edhe për 30 minuta të tjera.

Festa e Lacit logo

Në 15 minutat e shtesës së dytë, u sigurua dhe kualifikimi i Laçit. Nuabueze shënon golin e dytë me penallti në minutëne 107-të dhe 11 minuta më vonë qetëson kurbinasit. Ekipet e kualifikuara për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë janë: Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo dhe Vllaznia.

egnatia (1)

Foto: P. Pashollari. Moment nga festimi i golit të Egnatias

 

FT| Laçi-Egnatia 3-1

Teko 85′, Nuabueze 107′, 120’+2 / Xhekson 25′

KOMENTI LIVE:

120’+2 – GOOOOOOOOOL! Laçi 3-1! Nuabueze shënon dhe golin e tretë dhe vulos kualifikimin, Mbyllet ndeshja. 

107′ GOOOOOOOL LAÇI 2-1! Mbrojtësi i Egnatias, Markos, ndërhyn ndaj Nuabuezes në zonë. Arbitri Llapra jep 11-metërsh për Laçin, edhe pse fillimisht u duk jo i bindur. Nga pika e bardhë godet Nuabueze dhe kalon në avantazh kurbinasit.

90′ Mbyllet koha e rregullt!

85′ GOOOOOOOL LAÇI 1-1! Kurbinasit ia dalin të barazojnë në fund, me brazilianin Teko që dërgon topin në rrjetë.

Pjesa e dytë starton me ndryshime te Egnatia. Magani largon nga fusha e lojës Gashin dhe në vendin e tij futet Shtubina.

Mbyllet pjesa e parë!

35′ Zëvendësim te Laçi. Cungu largon nga fusha e lojës Donald Rapon, për të inkuadraur në vendin e tij Mentor Mazrekajn.

25′ GOOOOOL EGNATIA 0-1! Shtangen kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu. Xhekson kalon në avantazh Egnatian.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Sherri, K. Rapo, Ignjatoviç, Obanor, Turkaj, Ramos, D. Rapo, Lushkja, Musta, Nuabueze, Teko. Trajner: A. Cungu

Egnatia: Kikrri, Vogli, Teqja,Meta, Markos, Xhemalaj, Brahimaj, Shyti, Xhekson, Gashi, A.rtur Magani. Trajner:  G. Magani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"