KUPA| Grupi A/ Partizani nuk ia del, eliminohet nga Besëlidhja. Festojnë Vllaznia, Tirana dhe Teuta. Ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 0:49

KUPA| Grupi A/ Partizani nuk ia del, eliminohet nga Besëlidhja. Festojnë Vllaznia, Tirana dhe Teuta. Ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme, takimet e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Nuk mund të mungonin surprizat. Teksa në Grupin A, Partizani nuk ia ka dalë të përmbysë Besëlidhjan. Pavarësisht triumfit 3-1 në sfidën e sotme, skuadra e Sormanit është eliminuar, për shkak të humbjes 3-0 në sfidën e parë.

Partizani4555

Një kualifikim mjaft emocionues edhe për Vllazninë, që arriti të triumfonte ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-2. Sfida e parë u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë në takimin e kthimit kanë triumfuar shkodrënët.

 

Flamurtari-Vllaznia

Në 2 sfidat e tjera, Teuta dhe Tirana nuk kanë falur, duke triumfuar edhe në sfidat e kthimit, teksa kanë kaluar në turin çerekfinal pa shumë vështirësi.

Rezultatet: 

Partizani-Besëlidhja (0-3)  3-1

Telushi 9′, 20 (p), 84’/ Hajdari 5′

 

Teuta-Erzeni (3-1) 3-1

Hoxha 47′, Kalaja 75′ (p), Beqaj 90+3 (p)  / Xhixhua 8′

Flamurtari-Vllaznia (2-2)  0-2

Silvio Rodrigez Zhunior  28′ (p), 74′ 

 

Tirana-Kastrioti (3-1) 4-0

Halili 13′, Beshiraj  19′, Morina 62′, Kraja 78′ 

 

*Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Formacionet zyrtare: 

Partizani-Besëlidhja 

dffwe

Flamurtari-Vllaznia

formacv

 

 

 

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"