Kupa e Shqipërisë për U-17, Teuta rrëmben trofeun në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2019 | 14:01

Kupa e Shqipërisë për U-17, Teuta rrëmben trofeun në finale

Teuta ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 0-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë për 17-vjeçarët të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Goli i Qehajës në minutën e 14-të i siguroi trofeun “Djemve të Detit” në një sfidë tepër të luftuar.

Teuta U17

Vlonjatët e mbyllën takimin me 9 lojtarë, pasi  Gjipali dhe Bocaj u ndëshkuan me kartonë të kuq 10 minuta nga fundi.

Teuta U17 kampion

Kjo ishte  herë të parë që në një finale të Kupës së Shqipërisë për moshat deri në U-17, u ndeshën 2 skuadra bregdetare të njëjtit grup, Flamurtari i Vlorës dhe Teuta e Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"