Kupa e Shqipërisë, Grupi B / Goleadë e Flamurtarit, Laçi mposht Lushnjën. Luftëtari humb në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 15:09

Kupa e Shqipërisë, Grupi B / Goleadë e Flamurtarit, Laçi mposht Lushnjën. Luftëtari humb në Ballsh

Flamurtari ka fituar me goleadë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë duke mposhtur në transfertë 1-6 Turbinën. Në këtë mënyrë vlonjatët sigurojnë praktikisht kualifikimin në çerekfinale.

flamurtari licaj

Laçi ka triumfuar në Lushnjë në ndeshjen e parë me rezultatin 1-3 duke e shndërruar edhe këtë çift në një diskutim praktikisht të mbyllur pasi kurbinasit duken tashmë të kualifikuar për më tej.

Bylisi ka mposhtur në shtëpi Luftëtarin me rezultatin 2-1 duke e vënë në dyshim të madh synimin e gjirokastritëve për t’u kualifikuar në çerekfinale. Megjithatë Luftëtari mbetet me shpresë falë golit të shënuar në fushë të huaj dhe çdo gjë do vendoset në ndeshjen e kthimit.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË – GRUPI B

Bylis – Luftëtari 2-1
Kolgega 14′, Murataj 22′ / Përgjini 85′

Lushnja – Laçi 1-3
Pepa 70′ / Xhixha 26′, 30′, Bushi 67′

Turbina – Flamurtari 1-6
Dollani 60′ / Liçaj 17′ (11-m), Kamara 30′, Toungara 30′, 85′, Hyseni 73′, Hoxhaj 80′ (11-m)

Nesër, 14:00 | Pogradeci – Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"