Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Flamurtari vuan përballë ekipit të Kategorisë së Dytë, njihuni me rezultatet

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 12, 2018 | 18:10

Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Flamurtari vuan përballë ekipit të Kategorisë së Dytë, njihuni me rezultatet

U luajtën ditën e sotme 8 takimet e vlefshme për Grupin B të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e Kategorisë Superiore kanë bërë të gjitha detyrën duke fituar në sfidat e parë dhe kualifikimi do të jetë thjesht formalitet.

KUPA

Laçi, Teuta dhe Tirana nuk janë kursyer në ndeshjet e para të Kupës duke fituar bindshëm. Triumf i vuajtur për Flamurtarin, ndaj Shkumbinit të Kategorisë së Dytë. Një gol i Danilo Alveshit në sekondat e fundit të lojës i dhanë fitoren skuadrës së Dajës. Kukësit i ka mjaftuar Ethemi në transfertë përballë Orikut. Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 26 shtator. Më poshtë, të gjitha rezultatet e takimeve të grupit B.

Oriku- Kukësi 1-2

(Kongjoni 67′ / Ethemi 6′, 52′)

Naftëtari-Laçi 0-5

(Toro 25′, Mersinaj 32′, 80′, Smaçi 65′, Berisha 89′) 

Shkumbini – Flamurtari 0-1

(Danilo Alvesh 90+3)

Turbina – Teuta 0-3

(Peqini 41′, Kruja 57′, Shkalla 60′)

Shënkolli – Lushnja 1-2

(Përgjini 40′ / Alcani 80′ autogol, Ademi 86′) 

Iliria – Tirana 1-4

(Xhabrahimi 8′ / Kobina 32′, 50′ Turtulli 45′, Blazhevski 75′)

Tomori – Bylis 2-1

(Dobra 2′,Shaqe 37’/ Liçkollari 86′)

Pogradeci – Apolonia 0-1

(Mehmeti 65′)






www.minuta90.com