Kupa e Kosovës/ Goli i ish-lojtarit të Skënderbeut nuk e ndihmon Prishtinën, Llapi kualifikohet në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 17:19

Kupa e Kosovës/ Goli i ish-lojtarit të Skënderbeut nuk e ndihmon Prishtinën, Llapi kualifikohet në frymën e fundit

Llapi ka barazuar 2-2 me Prishtinën dhe kualifikohet kështu për në finale të Kupës së Kosovës, ku e pret skuadra e Dukagjinit.

llapi

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 me autor të golave, Januzin për Llapin dhe mesfushorin Enis Gavazaj për Prishtinën. Në pjesën e dytë Pefqeli kaloi në avantazh kryeqytetasit, teksa për llapjanët golin e kualifikimit e shënoi Hyseni në minutën e 90-të të takimit.

Llapi do të luaj në finale kundër skuadrës së Dukagjinit, pasi këta të fundit fituan ndeshjen në tavolinë teksa Istogu kishte futur në lojë një lojtar që kishte plotësuar numrin e kartonë të verdhë.

REZULTATI
Llapi-Prishtina 2-2
Shënues: Januzi 15’, Hyseni 90’/ Gavazaj 6’, Pefqeli 64’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"