Kundërshtar me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, Skocia emëron trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 22:34

Kundërshtar me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, Skocia emëron trajnerin e ri

Skocia, rivalja e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën deri në vitin 2020. Federata Skoceze e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Aleks MekLish dhe pritet të prezantohet ditën e nesërme.

Alex_McLeish_1408176c

59-vjeçari rikthehet te Skocia, pasi ai e ka drejtuar këtë kombëtare në vitin 2007, për tu larguar më pas drejt Birminghamit. Skuadra e fundit që MekLish ka drejtuar përpara se t’i ofrohej posti i trajnerit të Skocisë ka qenë egjipianët e Zamalek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"