“Kumbulla është serioz dhe i përqëndruar”, flet trajneri i Veronës: Ai ka bërë hapa përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:12

“Kumbulla është serioz dhe i përqëndruar”, flet trajneri i Veronës: Ai ka bërë hapa përpara

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të dalluar të Veronës këtë sezon dhe këtë e tregojnë më së miri ofertat e shumta nga skuadrat italiane dhe jo vetëm në drejtim të klubit.

ivan-juric-verona_1t6xh479vfg0z183vatyjupg0z

Qendërmbrojtësi shqiptar me shumë mundësi sezonin që vjen do të jetë në një skuadër më të madhe se Verona dhe vetë ai duket gati për hapin e madh.

Nesër Verona do të luajë ndaj Bolonjas dhe padyshim që Kumbulla do të jetë titullar. Ndërkohë në konferencë për shtyp doli trajneri, Ivan Juriç, i cili foli edhe për Kumbullën.

marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

“Të gjithë kanë bërë hapa përpara, nga më të vjetrit deri të më të rinjtë. Marashi është një shembull, dhe një djalë shumë serioz, e i përqëndruar te puna. Duhet të vazhdojë kështu”, shprehet trajneri për lojtarin e Kombëtares.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"