Kumbulla dhe Rrahmani, lind ideja e Interit… shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 8:54

Kumbulla dhe Rrahmani, lind ideja e Interit… shqiptar

Pasditen e djeshme në selinë e Interit është zhvilluar një takim merkatoje mes drejtuesve zikaltër dhe Mauricio Setit, presidentit të Veronës. 

rebic rrahmani

Një takim, siç raportojnë mediat italiane, ku është folur për disa asete të klubit verdheblu, që kanë përfunduar në radarët interistë gjatë kohëve të fundit. U fol mbi të gjitha për Sofian Amrabat, i cili do transferohet nga Bryzhi pas huazimit për 3,5 milionë euro dhe do shitet për asgjë më pak se 15. Për lojtarin me vitlindje 1996, duhet regjistruar edhe interesimi i Napolit. Megjithatë, në takim u diskutua jo vetëm marokeni, por edhe për Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

TAKIMI – Kumbulla është kthyer në objektivin e shumë skuadrave në kampionatin italian, teksa me paraqitjet e tij ka bërë që të kthehet në protagonist absolut, duke luajtur në çdo ndeshje të mundshme si edhe duke shënuar një gol. Së bashku me Rrahmanin kanë formuar një mbrojtje që ishte ndër më të mirat në Itali, por një dëmtim e la jashtë disa javë Kumbullën. Ndërkohë, “Gianluca Di Marzio” raporton se në Milano ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit të Veronës, Seti, dhe krerëve të Interit.

marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Zikaltrit kanë prioritet 3 futbollistë nga skuadra e Veronës dhe fillimisht është marokeni Amrabat ai që po spikat dhe për të cilin ka interesim edhe nga të tjera skuadra. Verona kërkon 15 milionë euro për shërbimet e tij. Në tavolinë, edhe emrat e dy mbrojtësve shqiptarë. Kumbulla dhe Rrahmani duket se janë kthyer në objektiv për klubin zikaltër, që në vitet e fundit ka investuar jo pak në futbollistët e rinj në moshë. Me Rrahmanin dhe Kumbullën, drejtuesit shp-resojnë që të bëjnë dy goditje që mund të rezultojnë si Milan Skriniar, i afruar pa bujë nga Sampdoria, por që tani është kthyer në më të rëndësishmin.

PAGAT – Kumbulla është një nga talentet që ka spikatur më shumë te Verona në këtë sezon, por nëse në fushën e blertë ai ka shkëlqyer, paratë që fiton nga kontrata me Veronën numërohen lehtësisht, pasi shqiptari 19-vjeçar është lojtari më pak i paguar te Verona.

Mediat italiane që qëndrojnë shumë afër klubi veronez kanë publikuar pagat e futbollistëve të Hellas ku spikat pikërisht Kumbulla, i cili është lojtari më pak i paguar me vetëm 2 mijë euro në javë dhe diçka më shumë se 8 mijë euro në muaj, për një total vjetor rreth 100 mijë euro. Ndryshe nga Kumbulla, Rrahamani paguhet disa herë më shumë pasi merr 7 mijë e 500 euro në javë dhe rreth diçka më shumë se 30 mijë euro në muaj.

Përgatiti: LEDIO NASE 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"