Kulibali ka inate me Sarrin, flet për humbjen e titullit në sezonin e shkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 21:03

Kulibali ka inate me Sarrin, flet për humbjen e titullit në sezonin e shkuar

Napoli bëri një paraqitje të mrekullueshme sezonin e kaluar. Klubi napoletan arriti që ta rivalizonte mirë Juvetnusin, madje në Napoli të gjithë thonë se e kanë humbur kot kampionatin. Për këtë çështje ka folur edhe mbrojtësi i ekipi Kulibali i cili thotë:

Kulibali5556

“Titullin e kemi humbur në përballjet ndaj Sassuolo, Milan dhe Chievo. Fitorja ndaj Juventus ishte e bukur, shumë e rëndësishme, por nuk na vlejti. Në momentin që pamë fitoren e Juventus ndaj Inter me përmbysje, gjithçka mori fund. Gjithsesi, unë nuk do të harroj kurrë dashurinë e tifozëve.”

sarri celsi

Më pas Kulibali nuk nguroi të jepte edhe një koment në lidhje me trajnerin Maurisio Sarrin. “Në fillim nuk më “përkëdhelte”, prandaj i kërkova klubit të më shiste. Më pas nisi të më jepte minuta dhe një koncept të ri për futbollin, vetëm se mendoj se stërvitjet pa kundërshtarë janë marrëzi!”-tha mbrojtësi i Napolit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"