Kukësit i mbërrin urimi për titullin nga Infantino, FSHF e kthen në falënderim për Dukën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 17:05

Kukësit i mbërrin urimi për titullin nga Infantino, FSHF e kthen në falënderim për Dukën

Ashtu siç është e zakontë çdo vit, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka dërguar urimin për skuadrën kampione të Shqipërisë. Këtë herë, urimi ishte më i veçantë, pasi i drejtohej një skuadre e cila i gëzohej për herë të parë titullit kampion kombëtar, si Kukësi.

Çuditërisht, urimi për Kukësin është kthyer nga FSHF në një falënderim për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Edhe pse letra i drejtohej Dukës që të përcillte urimin te klub verilindor, në mesazh nuk kishte falënderime personale për të, siç shfaqen në përkthimin e FSHF-së, ku kalohet në plan të dytë Kukësi.

gianni

Mesazhi origjinal

“I dashur president,

Kukësi është kampioni i Shqipërisë 2016/2017. Më jep shumë kënaqësi t’i dërgoj urimet më të ngrohta Kukësit për titullin e tij të parë!

Ky titull është rezultat i vendosmërisë të çdokujt të përfshirë dhe urimet e mia u shkojnë lojtarëve, trajnerit, administratës, të gjithë stafit teknik dhe mjekësor, si dhe tifozëve për këtë arritje të madhe.

Ne emër të të gjithë komunitet të futbollit, do të dëshiroja të falënderoja Kukësin dhe federatën tuaj për ndihmën në përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit”.

Faksimile nga faqja e FSHF-se

Faksimile nga faqja e FSHF-se

Mesazhi i publikuar nga FSHF

“Kam kënaqësinë të përcjell urimet e mia më të mira për klubin e Kukësit për titullin e tyre të parë kampion, të arritur në këtë edicion. Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët e skuadrës kampione, trajnerit të skuadrës, dhe stafit të administratës në klub, stafit teknik dhe mjekësor, si dhe tifozëve të kësaj skuadre.

Unë do të përcillja njëherësh edhe falënderimet e mia për JU dhe FSHF-në, si dhe për klubin e Kukësit për kontributin e vazhdueshëm në mesazhet që jep futbolli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"