Kukësi vuan me Laçin, i falet Malotës, kurbinasit nuk rezistojnë dot deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2015 | 9:24

Kukësi vuan me Laçin, i falet Malotës, kurbinasit nuk rezistojnë dot deri në fund

kukesiiiiiiiiiiiiiKukësi­-Laçi 1­-0
Goli: Malota 88′
Kukësi: Koçi, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Musolli, Moreira, Nika, Karioka, Flores, Lima
Laçi: Vujadinoviç, Gocaj, Buljan, Çela, Sefgjini, Veliaj, Mustafa, Kruja, Meto, Mitraj, Xhejms
Gjyqtarë: B. Pashaj, D. Rexha, R. Avdo, J. Xhaja
Kartonë të verdhë: Karioka 15′, Shameti 20′ / Mitraj 17′, Kruja 42′
Karton i kuq: Buljan 61

Skuadra veriore ka mundur ekipin e Laçit në limitet e takimit, pas golit të shënuar me kokë nga ana e Malotës në minutën e 88-­të. Nënkampionët kanë vuajtur për të fituar, pasi kanë hasur në një kundërshtar që është i qartë në lojën e tij e mbron mjaft mirë, ndërsa shpesh del përpara me dyshen Xhejms-­Mitraj.

Pjesa e parë e takimit mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë është Laçi që ka një rast ideal për të shënuar me anë të Mitrajt por sulmuesi godet mbi tra brenda zonës së rreptësisë. Në minutën e 61­të Laçi mbetet me 10 lojtarë, pasi Buljan ndëshkohet me karton të kuq pas një prekjeje të topit në dorë brenda zonës. Ka 11­metërsh për vendasit e është Erik Flores ai që merr përsipër ekzektutimin.

Godet braziliani por Vujadinoviç grushton dy herë gjuajtjen e sulmuesit, duke shpëtuar kurbinasit nga goli. Ritmi i ndeshje vijon të jetë i lartë me të dyja skuadrat që tentojnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Rastet kryesisht vijnë nga goditjet standarte,pikërisht nga do të vinte edhe goli në minutën e 88­të Goditje këndi për Kukësin e Malota me kokë arrin të mposhtë portierin Vujadinoviç e të çojë në festë të tijët. Me golin e shënuar nga lezhjani,Kukësi fiton e shkon në kuotën e 13 pikëve duke iu shkëputur me 4 pikë Laçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"