Kukësi me kontrata afatgjata, tetë lojtarë kryesorë me “valixhe” në duar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 9:40

Kukësi me kontrata afatgjata, tetë lojtarë kryesorë me “valixhe” në duar

Kukësi është i fokusuar momentalisht te sezo ni që po luhet, sepse janë mes dy “zjarresh”, rrezikut të rënies nga kategoria dhe objektivit për pjesëmarrjen në Europë. Rezultatet e javëve të fundit japin shpresa se blutë e drejtuar nga Rraman Hallaçi i kanë të gjitha mundësitë që nëpërmjet kampionatit të arrijnë synimin minimal të vendosur në fillim të sezonit, duke parë që është edhe një kërkesë e presidentit të Nderit, Safet Gjici.

kukesi

Verilindorët janë vetëm tri pikë larg vendit të tretë, në një kohë kur në lojë janë edhe 33 pikë dhe në letër duket një objektiv më se i arritshëm.

Gjithsesi, kur po i afrohemi fundit të sezonit, çdo klub është duke bërë llogaritë me lojtarët që ka në dispozicion dhe te Kukësi nuk mungojnë futbollistët e “blinduar”, por edhe ata që mund të dalin të lirë pas mbylljes së këtij edicioni.

KONTRATAT AFATGJATA – Klubi i ka kushtuar një rëndësi kontratave me lojtarët, ku me një pjesë të mirë të tyre janë përtej një sezoni, çka nënkupton se verilindorët e kanë një pjesë të grupit gati për sezonin e ardhshëm.

Duke u ndalur te lojtarët, që aktualisht po luajnë me skuadrën dhe shihen si të rëndësishëm, tre prej tyre u mbaron kontrata në vitin 2026, siç është rasti i Franko Lamçes, Xhonson Ovusu dhe Atdhe Rashitit.

Më pas, Angelo Tafas, Jakup Berisha, Françesko Hasaj dhe Abdou Mbarak janë të lidhur me skuadrën deri në verën e vitit 2025. Një kontratë për të qenë të lidhur deri në 2024-ën e ka edhe kapiteni Gjelbrim Tapi, mbrojtësi Antonio Ilieski dhe mesfushori Mirza Delimedac.

Përpos tyre janë edhe të rinjtë të afruar në ekipin e parë, të cilët shihen si pjesë e rëndësishme e projektit për sezonet në vijim.

NË SKADENCË – Nga ana tjetër, nuk mungojnë as lojtarët që u skadon kontrata me mbylljen e këtij sezoni, por me disa prej tyre kanë nisur kontaktet që të ketë rinovim të mëtejshëm, edhe pse mbetet për t’u parë përfundimi i edicionit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Shqiprim Taipi, Edi Basha, Edison Ndreca, Altin Bytyçi, Redon Dragoshi dhe Ebert da Silva, me brazilianin i cili ka edhe opsionin e rinovimit për një sezon tjetër, ashtu si portieri Betim Halimi.

Sakaq, për sulmuesin Gabriel Barbosa, ka ardhur në huazim deri në fund të këtij sezoni dhe gjasat janë që të mos shtyhet më tej marrëveshja.

Me pak fjalë, të paktën tetë lojtarë kryesorë të Kukësit janë me “valixhe” në duar nëse më herët nuk do të gjendet një marrëveshje bashkëpunimi.

kontratat

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"