Kukësi, çmime “Championsi” për biletat e ndeshjes me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2017 | 20:49

Kukësi, çmime “Championsi” për biletat e ndeshjes me Skënderbeun

Ndeshja e të shtunës mes Kukësit dhe Skënderbeut do të jetë një nga më të rëndësishmet në historinë e klubit të Kukësit, ndaj edhe klubi ka vendosur çmime “historike” për biletat e ndeshjes. Si rrallëherë, edhe për të parë ndeshjen nga tribuna ballore në stadiumin “Zeqir Ymeri’, tifozët e thjeshtë do të duhet të paguajnë 1 mijë lekë të reja.

Tifozet e Kukesit

Duhet kujtuar se çmime kaq të larta Kukësi nuk ka vendosur as kur ka luajtur ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Europës, ku ka marrë pjesë rregullisht në sezonet e fundit.

NJOFTIMI

FK Kukësi komunikon se biletat e spektatorëve për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të jenë të gjitha me pagesë. Çmimet janë si më poshtë:

Tribuna përballë: 1000 lekë të reja

Tribuna kryesore: 2000 lekë të reja

Çmimet e biletave do të jenë pa dallim ndërmjet tifozerisë vendëse dhe asaj mike. Ne nuk do të bëjmë asnjë diferencim, duke respektuar në maksimum mysafirët. Në dispozicion do të lëmë 300 vende për tifozët korçarë.

Këto ditë, si klub organizator, kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit, duke u kujdesur për policinë, ambulancën, zjarrfikësen dhe çdo gjë tjetër në funksion të sigurisë në stadium.

Ndërkohë, duke marrë parasysh faktin se ndeshja e së shtunës (17:30) është më e rëndësishmja e këtij sezoni jo vetëm për FK Kukësin, por edhe për gjithë kampionatin shqiptar, theksojmë se shumë biznesmenë kuksianë kanë shprehur dashamirësinë dhe gatishmërinë e tyre për të paguar biletat për tifogrupet tona.

NUK DO TË KETË BILETA FALAS!

Biznesmenët e afruar pranë klubit, duke mos dashur të privojnë tifozerinë kuksiane nga kjo supersfidë, kanë blerë me qindra bileta dhe hyrja në stadium do të jetë VETËM me bileta. Tifozët tanë le të përfshihen me tifogrupet për të përfituar biletat, gjë që vlen edhe për Skënderbeun, nëse kanë dëshirën të paguajnë paraprakisht si klub apo nëpërmjet biznesmenëve të ndryshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"