Kukës është gati për sezonin e ri, Skënder Gega: Jam i surprizuar nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 21:39

Kukës është gati për sezonin e ri, Skënder Gega: Jam i surprizuar nga skuadra

Trajneri Skënder Gega nuk e fsheh faktin që verilindorët kanë pretendime, por e konsideron ende herët të flitet për titull pa nisur mirë kampionati.

Gega

“Nuk është sekret që Kukësi pretendon, nuk është dëshirë, por dhe investimi që është bërë. Ne duhet të koordinohemi dhe të jemi në një faqe të gjithë së bashku. Duhet të funksionojë çdo levë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, por duhet të heqim presionin nga lojtarët dhe të shohim se çfarë do të ndodhë ndeshje pas ndeshjeje.

Sapo kemi mbaruar fazën përgatitore, nuk besoj se mund ta vëmë veten aty. Ka ekipe që fillojnë me vrull në raste të shumta, si edicionin e shkuar. Kjo është e gjithë ideja, duhet të menaxhojmë situatat, të marrim 100%, të jemi të koordinuar. Jam i surprizuar për mirë se skuadra ka qenë korrekte në fazën përgatitore”, u shpreh Gega gjatë një prononcimi për “SuperSport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"