Kuka, politikanëve të Kosovës: Do paditeni për fotot me Majlindën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2017 | 20:32

Kuka, politikanëve të Kosovës: Do paditeni për fotot me Majlindën

Trajneri i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Driton Kuka ka hedhur akuza ndaj autoriteteve shtetërore vendëse ku pretendon se sportistja e saj nuk është shlyer financiarisht që prej korrikut të 2016-ës. Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, Kuka ngre edhe shumë pikëpyetje për ecurinë e sportit në vend.

kuka kelmendi

“Kush po punon për kolapsin e sportit në Kosovë?! A kanë njohuri institucionet e Shtetit që kampiones Olimpike si ka dalë asnjë cent për pagat ndaj saj prej korrikut 2016. A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej marsit 2017?

Çka po pretendohet me këto bllokada? Deri kur po mendoni që duhet duruar bllokadën e sportit me kampionë europian, botëror e Olimpik?! Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka kampionen olimpike, por s’po pyet askush si po trajtohet ajo. A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vijë të qajë dhe trokasë nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportistë që janë sjellë në atë gjendje?!

kuka

Nuk do e shihni kurrë asnjë nxënës timin në atë gjendje, nuk mund të shantazhoni kampionen olimpike të vijë e të lusë askënd”, shprehet i indinjuar trajneri Kuka.

kelmendi

Më tej Kuka nuk kursen politikanët se tani e tutje do të përgjigjen me ligjin nëse postojnë foto me Majlinda Kelmendin.

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

“Fotografitë që i postoni me Majlindën tash e tutje duhet të marrë leje çdo politikan përndryshe do kërkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë. A kemi të drejtë me i padit e ndoshta në atë formë bëjmë buxhet për aktivitetet tona”, ishte mesazhi i trajneri Kuka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"