Kualifikoi Partizanin, sulmuesi i të kuqve: Kam vështirësi me Dajën prej… anglishtes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 10:14

Kualifikoi Partizanin, sulmuesi i të kuqve: Kam vështirësi me Dajën prej… anglishtes

Sulmuesi i Partizanit, Brian Braun, shënoi golin e vetëm të sfidës në fitoren ndaj Apolonisë, duke i dhënë kualifikimin Partizanit. Sezonin e shkuar, sulmuesi xhamajkan nuk bëri ndeshje të mira, por me trajnerin Daja, duket se ka “rilindur”. Braun tashmë, është dhe një alternativë cilësore për ndeshjet e kampionatit, duke parë dhe organikën jo shumë të pasur të “demave”, për shkak të bllokimit të merkatos.
GJK_5540-1536x1024 (1)
Pas ndeshjes me Apoloninë, sulmuesi foli për Panorama Sport, duke thënë: “Për mua, goli i shënuar më jep shumë besim për sezonin e ri, më bën optimist pas një sezoni jo shumë të mirë edicionin e shkuar. Po shkon mirë për mua, ndihem mirë tani dhe besoj se çdo gjë do shkojë siç duhet. Kemi një grup shumë të mirë, një trajner shumë të mirë, punojmë shumë në stërvitje dhe mundohemi t’i ekzekutojmë këshillat e trajnerit sa më mirë të jetë e mundur. Mendoj se do të shkojmë larg këtë sezon. Marrëdhëniet e mia me Dajën? Janë disi të vështira, pasi i nuk flet shumë anglisht. Unë mundohem të kuptoj sa më shumë. Gjithsesi, po shkon mirë, ai është i qartë në atë çfarë kërkon ndaj nesh lojtarëve dhe çdo gjë po shkon mirë për momentin”, u shpreh Braun.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"