“Kualifikimi vlen më shumë se loja”, Sinani pas kalimit të Vllaznisë në gjysmëfinale: Të bjerë kush të dojë, nuk na frikësojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 19:30

“Kualifikimi vlen më shumë se loja”, Sinani pas kalimit të Vllaznisë në gjysmëfinale: Të bjerë kush të dojë, nuk na frikësojnë

Vioresin Sinani, zëvendëstrajenri i Vllaznisë, ka shprehur kënaqësinë për kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalet e Kupës. Ai ka theksuar se ka më shumë rëndësi kalimi i turit se sa loja e mirë, por ka shtuar se nuk i frikësohet kujtdo që do i vendosë përballë shorti.

sinani

“E kemi ditur që kemi një ndeshje të vështirë, Partizani është një nga skuadrat më të mira. Vetëkënaqësi nuk ka se të gjithë e dinë punën e vet, por edhe kundërshtarin përballë. Por janë ndeshje Kupe dhe kur arrihet kualifikimi, është mirë për ekipin tonë, jemi të kënaqur për kualifikimin.

E kam thënë që të rinjtë kanë një stabilitet dhe e ardhmja, e kam theksuar që Qarri e disa të tjerë do të jenë e ardhmja, janë solid dhe në ndeshjen e sotme ka bërë ndeshje të mrekullueshme. Portieri ka meritë, por është mundi e djersa e shokëve të ekipit. Kualifikimi na kënaq, edhe pse duhen korrigjuar disa gjëra të vogla në lojë, e duke ditur edhe vështirësinë e fushës së Partizanit.

Jam i bindur se do të shkojmë me pretendime në fund të kupës dhe kampionatit. Kemi grup të mirë futbollistësh, janë të gjithë lojtarë që mund të luajnë në fillim dhe kjo gjendje na lejon të kemi pretendime në të dy trofetë. Besoj shumë që do të jemi rivalë për të dy trofetë deri në fund.

Kishim përgatitur çdo gjë, luanim ndaj një ekipi të fortë, por edhe ata. U bë një ndeshje e fortë, rivalësh,. Në ndeshjet e Kupës vlen kualifikimi, ia arritëm dhe përgëzoj të gjithë djemtë.

Rivali në gjysmëfinale? Le të na bijë shorti me kë të dojë, ne nuk kemi frikë asnjë prej këtyre ekipeve”, tha Sinani për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"