Kualifikimi në turin e tretë në Champions, ja kundërshtari i radhës për Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2018 | 22:56

Kualifikimi në turin e tretë në Champions, ja kundërshtari i radhës për Shkëndijën

Shkëndija eliminoi Sherifin e Tiraspolit, me rezultat të përgjithshëm në 2 ndeshje, 1-0, dhe tashmë ekipi shqiptar nga Maqedonia do të luajë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

shkendija

Tetovarët, një tur para fazës “play-off”, do të gjejnë përballë austriakët e Salzburgut. Një kundërshtar i fortë ky për Shkëndijën, por jo i pamundur. Kujtojmë që sezonin e kaluar, Salzburgu arriti deri në gjysmë finale të Europa Ligës.

Ndeshjet do të luhen më 7 dhe 14 gusht, e para në Austri, dhe ajo e kthimit në Maqedoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"