Kualifikim dramatik i Akhmat Groznit, Bekim Balaj vendimtar për skuadrën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 14:42

Kualifikim dramatik i Akhmat Groznit, Bekim Balaj vendimtar për skuadrën e tij

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj është rikthyer te goli në Rusi. Lojtari shkodran ka shënuar një gol nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 110-ë. Skuadra e tij, Akhmat Grozni ka luajtur një transfertë të vështirë në Kupë përballë skuadrës së SKA Kabarovsk.

Balaj

Ky gol edhe pse në një ndeshje kupe do t’i shërbejë për mirë lojtarit, pasi kohët e fundit ka marrë kritika për gjakftohtësinë përpara porte. Gjithashtu Balaj tashmë mund të ndihet edhe më i lehtësuar psikologjikisht, përpara grumbullim të lojtarëve për ndeshjet që Kombëtarja do të zhvillojë në Tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"